Vetaksident në Klinë, vetura përfundon në ara (Foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë, transmeton IndeksOnline.
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës duke u shkatërruar pjesërisht.
Ende nuk ka informacion për persona të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia e trafikut.
Rikujtojmë se sot kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve në nivel vendi./IndeksOnline/
