Nga AVUK-u thonë se të gjitha mallrat janë të kontrolluara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) brenda fillimit të vitit 2023 kanë heq nga qarkullimi vetëm produkte me origjinë shtazore mish, me një sasia totale të mishit të ndaluar për treg që sillet rreth 5 mijë kilogramë.
Këtë e ka bërë të ditur për “IndeksOnline” Lamir Thaçi zëdhënës i AUV-së. Ai ka thënë se gjitha produktet e importuara me kod doganorë përcaktohen ti nënshtrohen inspektoratit të AUV-së, masa e kontrollit është 100 për qind.
“Çdo ngarkesë kontrollohet nga inspektorët kompetent qoftë në pika kufitare qoftë në terminale doganore , po ashtu edhe kontrolli i brendshëm në raste kur dyshohet dhe ka ankesa nga konsumatorët”, tha Thaçi.
Ndërsa sa i përket kompanive që merren me prodhimin e qumështit ai ka treguar procedurat e licencimit dhe të gjitha procedurat tjera të kontrollit që i bëjnë në vazhdimësi.
Më poshtë është intervista e plotë e Thaçit: