75 Mall Live Search
16:37 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Marcelo bëhet me klub të ri

Ish futbollisti i Real Madridit, Marcelo, është bërë me klub të ri.

Mbrojtësi brazilian është rikthyer në vendlindje te skuadra e Fluminenses, aty ku nisi hapat e parë të karrieres, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi brazilan përmes një njoftimi zyrtar.

Marcelo iu bashkua akademisë së Fluminense në moshën 13-vjeçare dhe bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare.

Ai u transferua në Real Madrid në moshën 18-vjeçare dhe veren e kaluar u transferua te klubit grek, Olympiacos.

Ndërsa në moshën 34-vjeçare është rikthyer aty ku nisi hapat e parë si futbollist./IndeksOnline/