75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / MSH

Konflikt me Oltën, Kiara: Unë bëj atë që më thotë produksioni

Kiara Tito dhe Olta Gixhari nuk po kalojnë një ditë pa u konfliktuar. Sot, shkak u bë një zarf i cili ishte lënë porosi nga ‘Big Brother’ për to.

Menjëherë sapo Kiara doli nga dhoma e rrëfimit, u përball me Oltën e cila po e priste me padurim. Debati nisi menjëherë mes tyre.

Kiara: Isha shumë okej, vazhdoi Maestro dhe do na presin secili.

Ma dhanë mua zarfin, kujt ia dhanë e dëgjojnë mirë, kështu që herën tjetër mua mos më ndërhyj.

Olta: Kiara, okej bravo, shumë mirë.

Kiara: E bën në formë urdhëri. Nuk të bërtas, mos më jep urdhëra. Unë nuk bëj sipas kokës time, bëj atë që më thotë produksioni.

Olta: Ti do sherr, unë nuk kam ndërmend të bëj sherr me ty, nuk kam nerva.