U pajtuan? Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

Leo dhe Gigi kanë marrë pjesë në festën e datëlindjes së një mikut të tyre të përbashkët, ku kishte edhe emra të tjerë të famshëm si Kendall Jenner apo Dakota Johnson, ndërsa gjithë vëmendja ishte mbi ish-çiftin, me veprimet e tyre që ishin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës.
Një burim i afërt dhe i pranishëm në festë bëri me dije: “DiCaprio dhe modelja u ulën së bashku në një lokal privat para darkës, në një vend privat dhe u panë duke buzëqeshur.
Bëhet me dije se pas darkës DiCaprio vazhdoi argëtimin në festë, ndërsa Hadid shkoi në shtëpi për t’u përgatitur për Javën e Modës në Milano.