75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Plagoset një person në Podujevë

Një person është plagosur në fshatin Peran të Podujevës.

Viktima ishte goditur nga një plumb derisa ishte në oborrin e tij.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes, thuhet në raportin 24 orësh të policies.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.