75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Tha se ishin ftohur raportet, e dashura jashtë e nxjerr “blof” Kristin, publikon bisedën e fundit me të

Krist Aliaj ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit me afrimitetin që po krijon me Keisi Meidinin.

Kjo pasi ai kohë më parë kishte deklaruar se ka lënë dikë jashtë.

Vajza me emrin Zaza u prononcua vet pas situatës duke thënë se është e lënduar nga ajo që po ndodh.

Kristi së fundmi foli duke thënë se raporti me të kohëve të fundit ka qenë jo i mirë dhe kjo e ka bërë që brenda shtëpisë të ndjehet edhe më konfuz.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ZAZAS në llogarinë e saj në Instagram ku dhe ka publikuar bisedën e fundit që ka pasur me Kristin ku aty i shprehin dashurinë njëri-tjetrit ditën që ai i fut në BB.