Vjosa Osmani merr pjesë në ndarjen e çmimeve të “Laureatët e Vitit” nga KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës, mbrëm ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Laureatët e Vitit” 2022.
Në këtë ceremoni prezente ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan IndeksOnline.
Më e mira te femrat u shpall xhudistja, Distria Krasniqi, ndërsa në kategorinë e meshkujve këtë çmim e fitoi boksieri, Shpetim Bajoku.
Çmimi i trajnerit edhe këtë viti i takoi Driton Kukës.
Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit.
Xhudistit Dardan Cena i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu te vajzat.
Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku dhe futbollisti Vedat Muriqi./IndeksOnline/