75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / k.v

Katër të arrestuar për pesë raste të grabitjeve në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj si të dyshuar për pesë raste të grabitjeve që kanë ndodhur në këtë rajon, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të tyre, ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 22 copë fishekë.

Për rastin është informuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të organeve të drejtësisë.

“Ferizaj 26.02.2023-15:09. Njësitë e Hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me pesë raste Grabitje që kanë ndodhur në Regjionin e Ferizajt dhe nga ta kanë konfiskuar dy pistoleta me 22 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/