75 Mall Live Search
23:52 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Po shkëlqen me Napolin, Rrahmani në formacionin e muajit të top-5 ligave evropiane

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është futur në formacionin e muajit në top-5 ligat evropiane, publikuar nga SofaScore.

Kapiteni i Kosovës është lider i mbrojtjes së Napolit.

Aktualisht, Napoli është 18 pikë para ekipeve tjera në Serie A.

Përveç Rrahmanit, Kvaratskhelia është futbollisti tjetër nga Napoli që është futur në formacionin e muajit.