75 Mall Live Search
23:29 / E Enjte, 02 Mars 2023 / L K

Lekaj pyet Kurtin: A do ta pranoni “Zajednicën”?

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, i është drejtuar sot kryeministrit të vendit Albin Kurti, me pytje se a do ta pranojë themelimin e Zajednicës të cilën sipas tij e ka kundërshtuar fuqishëm, përcjell IndeksOnline.

“Kryeministër e di që dialogun me Serbinë dhe ‘Zajednicën’ nuk e ke pranuar asnjëherë. E di që çdo herë jeni thirrur në dialog me serbët lokalë dhe jo të ulesh në tavolinë me Vuçiqin. Ja sot ku kemi ardhur kur e kanë hequr në dialog fjalën njohje”, tha deputeti.

“Nëse e keni kundërshtuar fuqishëm ‘Zajendnicën’, a do ta pranoni atë? A do ta pranoni statusin e kishave ortodokse serbe?”, ka thënë Lekaj drejtuar Kurtit.