75 Mall Live Search
21:55 / E Premte, 03 Mars 2023 / Gj. Sh

Sikur të luanin pa portier, në kampionatin Holandez regjistrohet një rezultat i çuditshëm

Një rezultat i çuditshëm është regjistruar para pak çasteve në kampionatin e futbollit Eerste Divisie (Liga e dytë e Holandës).

Skuadra lidere e tabelës, Zwolle ka mposhtur skuadrën e Den Bosch, ne rezultat të thellë 13-0, shkruan IndeksOnline.

Vendasit shënuan plot shtatë gola brenda 31 minutave të pjesës së parë, ku katër prej tyre i shënoi sulmuesi grek Apostolos Vellios.

Në pjesën e dytë, Zwolle shënoi edhe gjashtë gola të tjerë, duke e çuar rezultatin përfiundimtar në 13-0./IndeksOnline/