75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 06 Mars 2023 / kutia

Ndërron jetë kitaristi i Lynyrd Skynyrd

Kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, i fundit nga anëtarët themelues të grupit, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Shkaku i vdekjes së Rossington, i cili ka ndërruar jetë të dielën, nuk është bërë i ditur.

Kitaristi kishte dekada që luftonte me problemet shëndetësore, sipas Guardian. Muzikanti i “Free Bird” iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente në zemër në vitin 2019.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga një përfaqësues i grupit për Fox News Digital.