75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 06 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ylli i Realit zemërohet me Ancelottin

Lucas Vazquez është zemëruar me trajnerin Carlo Ancelotti, pasi ky i fundit e zëvendësoj në minutën e 59 në ndeshjen kundër Real Betis.

Menaxheri Carlo Ancelotti bëri ndryshime në skuadrën e tij, duke startuar Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni dhe Lucas Vazquez, por nuk arriti të bënte diferencën.

Pasi u hoq, Vazquez u zemërua brutalisht. Duke goditur stolin dhe më pas duke hedhur xhaketën që iu dorëzua, 31-vjeçari duket se nuk ishte i lumtur.

Thënë kështu, ndonëse zhgënjimi i tij ishte më shumë i drejtuar nga performanca e tij sesa te Ancelotti. Ishte logjike që pas disa javësh jashtë, Vazquez do të hiqej përpara se të përfundonin 90 minutat.

Pas ndeshjes, Vazquez i tha Movistar+ (nëpërmjet Marca), se nuk janë të kënaqur me lojën e bërë.

“Ekipi bëri mjaftueshëm për të marrë diçka më shumë nga këtu, na ka munguar pak suksesi në pjesën e fundit, pasimi i fundit për të pasur raste më të qarta shënimi dhe ne nuk jemi të kënaqur. Jemi në mars, e dimë se është e ndërlikuar dhe do të luftojmë deri në fund, sepse besojmë vërtet se mund ta kthejmë atë” tha ai. /IndeksOnline/