Sulmuesi afrikan që u bë i famshëm në Kosovë: Më pëlqen Noizy e Loredana

Sulmuesi afrikan që u zbulua në futbollin kosovar, Christian Mba është njëriu i momentit në futbollin shqiptar.
Ish-sulmuesi i Trepçës 89 ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Partizanit ndaj Tiranës.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, Mba tregon emocionet e veçanta të përjetuara në derbin ndaj bardhebluve dhe zbulon detaje nga jeta e tij e përditshme. Nigeriani na tregon një anë tjetër të tij, atë jashtë fushës.

Goli juaj i parë me Partizanin qëlloi të ishte në derbi. Si ndiheni?
Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shënosh në një derbi kur të gjithë i kanë shpresat te ty, e bën një ndjenjë të papërshkrueshme.
Kujt ia dedikoni këtë gol?
Të parëve që ua dedikoj janë tifozët e Partizanit, për faktin që ata janë të jashtëzakonshëm. Gjithnjë më kanë brohoritur, kështu që e meritojnë. Tifozët e kuq janë më të mirët në Shqipëri.
Dëgjoni muzikë shqiptare? Keni ndonjë këngëtar të preferuar?
Mund të veçoj Nojzin. Kënga e tij me Loredanën, “Heart attack”, është një prej të preferuarave të mia.