Shtie me pushkë gjuetie në hyrje të banesës së viktimës, arrestohet një person
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në derën e hyrjes së banesës së viktimës mashkull K-Shqiptar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet policore ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie, transmeton Indeksonline.
Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/