11:24 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, kanoset me armë zjarri një person

Një qytetar nga Prishtina është ankuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/