12:18 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përleshje me armë zjarri para spitalit të Tetovës

Është ndaluar personi që shtiu me armë gjatë përleshjes para të paradites së sotme para spitalit të Tetovës. Ndërkohe në kërkim është edhe personi i dytë i përfshirë në këtë konflikt me armë zjarri. Nuk ka as te plagosur e as viktima. Raportohen vetëm dëme material nga plumbat e shkrepur ne një derë hyrjeje.


Një përleshje me arme zjarri ka ndodhur ne rrugën përpara spitalit të Tetovës. Sipas informatave te para, gjuajtjet nuk kanë lidhje me spitalin por përleshja ka ndodhur aty rastësisht për larje hesapesh (borxhesh) mes dy personave nga qyteti i Tetovës. Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të  plagosur. Për momentin policia ka bllokuar rrugën para spitalit dhe po punohet për kapjen e autorëve. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prokuroria dhe po kryhen hetimet në vendin e ngjarjes. /alsat/