Gola dhe befasi, ndryshon tabela e Superligës, “fundoset” Llapi, kthjellet Trepça 89

Kanë përfunduar tri ndeshjet e parapara sot në Superligën e Kosovës në futboll. Llapi ka pësuar edhe një humbje në Superligë.
Skuadra e Batatinës është mposhtur nga Ferizaji me rezultat 2-1. Progni shënoi për mysafirët, ndërsa Sadriu shënoi dy golat për Ferizajin.
Fitore të madhe ka arritur Trepça 89 në udhëtim te Drenica. Lushtaku shënoi autogol ndërsa Namani realizoi golin e fitores për mitrovicasit.
Dukagjini i Armend Dallkut e ka mposhtur si mysafir Malishevën.
Dy lojtarët e huaj, Khomutov e Santos shënuan për klinasit.
Drenica tani rënditet e fundit në tabelë me 23 pikë, para Ferizajit që ka 24 pikë dhe Malishevës që ka 25 pikë në tabelë./Indeksonline/