75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 13 Mars 2023 / C E

Italia ndjek “rrugën” e Spanjës, Superkupa tashmë me 4 ekipe

Italia vendos të ndryshojë formatin e turneut të Superkupës, duke kopjuar modelin spanjoll.

Një formulë e cila garanton të ardhura të rëndësishme pasi shton ekipet pjesëmarrëse në turneun i cili do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Asambleja e Ligës së Serisë A ka konfirmuar sot ndryshimin duke bërë të qartë se do të jenë pjesëmarrëse në këtë turne duke filluar nga edicioni i ardhshëm skuadra kampione dhe nënkampione, ashtu si edhe dy finalistet e Kupës së Italisë.

Kështu, dihet thuajse e sigurt se do të jetë Napoli, që po shkon drejt titullit kampion, ndërsa mbetet të mësohet se kush do të jetë skuadra që kalon nga vendi i dytë në Serinë A.

Nëse një nga dy skuadrat finaliste të Kupës do të jenë në vendin e dytë në Serinë A, atëherë në turne do të shkojë skuadra e tretë në renditjen e kampionatit.