75 Mall Live Search
00:06 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Ancelottii dhe Klopp diskutojnë për penalltinë e Cityt ndaj Leipzigut, italiani zbulon bisedën

Një ngjarje që kishte ndodhur të marten në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Mancheater Cityt dhe vazhdon të jetë temë diskutime.

Gjyqtari spanjoll nga dhoma e VAR-it, Hernández Hernández, e ftoi gjyqtarin kryesor, Slavko Vinci, të rishikoj një prekje me dorë të diskutueshme në zonën e Leipzigut, dhe vendosi të akordoj penallti për Cityn, dhe Haaland su tregua i skat për rezultatin 1-0, shkruan IndeksOnline.

Ky episod u diskutua edhe sonte mes trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelottit dhe atij të Liverpulit, Jurgen Klopp.

Tekniku italin zbuloi biseden që kishte me gjermanin për këtë episod.

“Ne jemi dakord që nuk ishte një dorë, kemi folur për penalltinë dje që ishte e çmendur, me të vërtetë, penalltia kundër Leipzig-ut… kini kujdes me këtë sepse ky nuk është futboll , të marrësh një penallti të tillë në një Champions League. .. Nuk besoj se e kishte vënë re askush, as Guardiola nuk e kishte vënë re që e caktuan atë penallti ”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./IndeksOnline/