75 Mall Live Search
19:34 / E Premte, 17 Mars 2023 / Gj. Sh

Napoli vendos çmim për largimin e Osimhen

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Napolit.

24-vjeçari, është aktualisht golashenuesi më i mirë në Serie A, me 19 gola të shënuara në 22 ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për transferimin e Osimhen.

Kjo ka bërë që Napoli të konsiderojë seriozisht shitjen e yllit të tyre nëse vjen ndonjë ofertë serioze gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse ndonjë klub ofron 140 deri në 150 milionë euro për 24-vjeçarin, atëherë Napoli do të pranonte largimin e tij.

Manchester United, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet më të lidhura me një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Lille.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /IndeksOnline/