75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 21 Mars 2023 / B O

Çfarë po ndodhë në LDK? Mblidhet kryesia

kryesia ldk

Lidhja Demokratike e Kosovës sapo ka mbledhur kryesinë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryesia e partisë është mbledhur para pak minutash.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se partia e Abdixhikut do të diskutojë takimin e Ohrit për të dalur më pas me një qëndrim zyrtar.

Poashtu, LDK pritet të bëj publike më pas hapat e ri pas takimit të së shtunës.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë” kishte reaguar Abdixhiku menjëherë pas përfundimit të takimit të Ohrit./Indeksonline/