Reagim i çuditshëm i Tuchel kur e sheh fanellën e Choupo Mouting tek Bayern Munich

Thomas Tuchel është zyrtarizuar si trajner i ri Bayeen Munchen.
Ai ka marr drejtimin e klubit bavarez pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, shkruan IndeksOnline.
Tuchel më herët ka drejtuar skuadrat Mainz, Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea.
Në një video të publikuar nga vetë klubi bavarez, Tuchel i dha gjithashtu një vështrim të parë ambienteve stërvitore, duke përfshirë dhomat e fizioterapisë dhe fitnesit. Në Allianz Arena iu prezantua për herë të parë dhoma e zhveshjes së stadiumit. Një fanellë në veçanti i ra në sy – fanella me numrin 13.
“Për herë të tretë, i gjori”, tha Tuchel dhe qeshi.
Eric-Maxim Choupo-Moting është pronari i numrit 13 dhe sulmuesi kamerunas e njeh Tuchelin më së miri nga të gjithë anëtarët e Bayernit, pasi e kishte tek Mainz e PSG./IndeksOnline/