Përgjigje për planin e Moskës për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, Lituania do të kërkojë sanksione të reja

Lituania do të kërkojë sanksione të reja në përgjigje të planit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
Me anë të një deklarate Ministria e saj e Jashtme shprehu vendimin, si reagim kundër vendimeve të Rusisë.
“Së bashku me partnerët e saj euro-atlantikë, Lituania do të vendosë se si të reagojë ndaj këtyre planeve militariste të regjimeve ruse dhe bjelloruse. Si një nga masat e reagimit, Lituania do të bëjë thirrje për miratimin e sanksioneve të reja”, tha Ministria.