Barcelona ka një kërkesë për yllin e Spanjës, Dani Olmo

Ylli i Spanjës, Dani Olmo, mbetet një pjesë kyçe e kombëtares së tij dhe RB Leipzig, edhe pas dëmtimit të tij të gjatë që e pësoi në 2022.
Barcelona ka qenë e interesuar për Olmon prej kohësh. Ai u largua nga La Masia për t’iu bashkuar Dinamo Zagrebit në moshën 15-vjeçare, por sipas MD, ishte një nga objektivat e parë të epokës Mateu Alemany-Joan Laporta, por që nënshkrimi mes tyre nuk u bë, shkruan IndeksOnline
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona i ka kërkuar Olmos të mos rinovonte marrëveshjen e tij me Leipzig për të lehtësuar transferimin e tij. Deri më tani, Olmo nuk e ka bërë këtë, dhe si rezultat ai mund të dalë në treg këtë verë. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024.
Real Madrid dhe Bayern Munich gjithashtu po e monitorojnë situatën e lojtarit dhe të dy mund të përballojnë transferimin e tij.
Gjasat janë më të vogla që Olmo të përfundoj tek Real Madrid, pasi që ata rrallë kanë tendencë të luajnë me numrin 10, dhe Vinicius Junior zë anën e majtë të sulmit aktualisht – dy pozicionet në të cilat Olmo shkëlqen. /IndeksOnline/