75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Inskenuan aksidente, arrestohen 13 persona

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka indetifikuar 40 persona të cilët kanë inskenuar aksidente të ndryshme, me qëllim të përfitimeve materiale.

Me këtë rast, policia ka arrestuar 13 nga 40 të dyshuarit, lidhue me veprat “Legalizim i rremë” dhe “Manipulim me prova”, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Zyrtarët Policor Hetues në njësinë e Aksidenteve Ismet Kryeziu dhe Zyrtari i Stafit Civil Punonjës në zyrën e SIPK-ut Rexhep Ajeti, në njësitin e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar, përmes rrugëve operative kanë ardhur deri te të dhëna të besueshme duke zbuluar një rrjet kriminal të organizuar dhe strukturuar rreth inskenimeve të aksidenteve të pa qenë apo të paramenduara me qëllim të përfitimit material nga kompanitë e sigurimeve për vete dhe të tjerët.

Zyrtarët policor pas verifikimeve, ndaj rreth dyzet (40) personave të dyshimtë, në lidhje me përfshirjen e tyre në një numër të madh të aksidenteve të inskenuara, kanë siguruar të dhëna të qëndrueshme që lidhen mbi dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë bërë manipulime me këso lloje të aksidenteve në gjithë territorin e Kosovës. Këto të dhëna janë kompletuar dhe janë përcjellë në njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan për hetime të mëtutjeshme, ku si rezultat i këtyre hetimeve me vendim të Prokurorisë në Gjilan veç janë arrestuar deri më tani trembëdhjetë (13) persona të dyshuar në mesin e dyzet (40) të dyshuarve ndaj të cilëve do të rëndojnë kallxime penale për “Legalizim të rremë”, dhe “Manipulim me prova”.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e pa kompromisët të çfarëdo lloj forme të kriminaliteti dhe abuzimit me ligjin. /Indeksonline/