75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / Gj. Sh

Gjakova e Cena eliminohen nga Grand Slami i Antalias

Dy xhudistët kosovarë, Akil Gjakova e Dardan Cena, janë eliminuar nga Grand Slami ixhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Gjakova u eliminua në raundin e dytë nga xhudisti ukrainas, Vladyslav Kazimirov, ku u mposht me IPPON, shkruan IndeksOnline.

 Ai në raundin e parë fioti ndaj meksikanit Gilberto Cardoso me waza-ari.

Në anën tjetër, xhudisti Dardan Cena u eliminua qysh në raundin e parë, ku u mposht me IPPON nga holandezi, Koen Heg.

Gjakova dhe Cena u paraqitën në kategorinë deri në 73 kilogramë./IndeksOnline/