75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 02 Prill 2023 / C E

Kuka: Krenar me popullin liridashës

Mijëra qytetar stërmbushën sot sheshet e Prishtinës në marsin për drejtësi në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë pas përfundimit të marshit, ka reaguar edhe trajneri më i mirë në botë në sportin e Xhudos, Driton Kuka.

Ai ka thënë se ndihet krenar me popullin liridashës, duke shtuar se Kosova është mbi të gjitha, shprehje të cilën e thekson edhe pas çdo suksesi të xhudistëve kosovar në garat ndërkombëtare.

Ai ka postuar një fotografi nga sheshet Prishtinës, sipër së sëcilës ka shkruar:

“Krenar me popullin liridashës shqiptar. Kosova mbi të gjitha”.