75 Mall Live Search
10:56 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / MSH

Kërkohet ndihmë për familjen nga Hajvalia, iu dogj shtëpia disa ditë më parë

Indeksonline ka raportuar më herët për një rast të ndodhur në Hajvali, ku një familjeje iu dogj shtëpia nga një shkarkim elektrik.

Bëhet fjalë për familjen Rahimi, e cila që nga fillimi i marsit po përballet me kushte të jashtëzakonshme të jetesës.

Ndërkohë ka nisur mobilizimi edhe nga qytetarë të shumtë për të ndihmuar.

Qytetarja nga Prishtina, Rina Zeka, ka rishpërndarë gjendjen aktuale të familjes e cila tashmë është goditur edhe nga depërtimi i ujit në shtëpi, pas reshjeve të ditëve të fundit.

“A po e marrim bashkarisht përsipër me ndihmu në çdo formë të mundshme, si fillim me i largu prej atij ambienti, deri të mrrijmë me rikthy në ambient prapë të jetueshëm” ka thënë mes të tjerash Zeka.

Ky është postimi i plotë i saj:

Familjaret e zonjes Igballe Rrahimi m’kane kerku ndihme qe disa here

Une e publikova si rast para disa diteve edhe tregova qe ni familjes ne Hajvali i osht kalle shpija. Tash po i publikoj fotot e ksaj zonje dhe tri vajzave te saj. Ne fotot e para e shihni gjendjen masi qe osht kalle shpija. Tash sapo i pranova fotografite edhe e shihni qysh mbrame prej reshjeve te mdhaja i paska marr uji

Une sot e neser e kom te pamundur me i vizitu shkaku i punve e angazhimeve te mija, e ju kushdo qe keni mundsi, po ju lo numrin kontaktues te zonjes edhe besoj qe kishit me ndihmu ne cfaredo forme n’kto dite te ftohta.

045 803 547

A po e marrim bashkarisht persiper me ndihmu ne cdo forme te mundshme, si fillim me i largu prej atij ambienti, deri t’mrrijme me rikthy ne ambient prap te jetushem