Dështimi i meçit me Furyn, këta janë tre kanditatët për tu përballur me Usyk

Meçi i shumëpritur i peshave të renda mes Oleksandr Usyk dhe Tayson Furyt, tashmë ka dështuar.
Usyk, i cili ka rripat WBO, IBF dhe WBA, tashmë do të duhet të gjej një kundërshtar tjetër për të mbrojtur titullin, shkruan IndeksOnline.
WBA i kacaktuar boksierit ukrainas një përballje të detyrueshme Daniel Dubois.
Aktualisht, Dubois është mbajtësi i rripit të kampionatit ‘të rregullt’ të peshave të rënda të WBA, i cili mposhti Trevor Bryan.
Të dy luftëtarëve u është dhënë një muaj kohë për të negociuar luftën. Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, WBA do të kryejë një ofertë për kuletë përpara datës 2 maj 2023.
Në rast se nuk arrihet kjo marrëveshje, kundershtari tjetër është Filip Hrgoviq, i renditur në numrin një nga IBF.
Ndërkohë, WBO ka përcaktuar planet e tyre për kampionin e tyre të përkohshëm në peshën e rëndë. Mbajtësi aktual i titullit, Joe Joyce , i cili mundi Joseph Parker , do të mbrojë titullin kundër Zhilei Zhang më 15 prill 2023.
Fituesi i kësaj lufte do të ketë më pas mundësinë të përballet me ukrainasin./IndeksOnline/