75 Mall Live Search
19:40 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / S Z

Halimi: Kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për rastin e vrasjes së Sebahate Morinës, nga ish-bashkëshorti i saj.

Halimi, ka deklaruar se kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza.

“Kur shteti është patriarkal, vrasja e grave shndërrohet vetëm në lajme kronikash të zeza. Mobilizimi shoqëror për sundimin e ligjit dhe përgjegjësit e institucioneve të drejtësisë lidhur me mbrojtjen e grave dhe vajzave është emergjencë nacionale. “- ka deklaruar Halimi

Ajo ka akuzuar shtetin se është duke heshtur karshi kësaj vrasje si dhe ka kërkuar shkarkim dhe dorëheqje për të gjithë zgjirin institucional që është përfshirë në rastin ë Sebahate Morinës.

“Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i bëri përgjegjës Prokurorinë dhe Policinë për jetën e Sebahate Morinës, heshtja është përgjigjja e vetme e shtetit. Vendimi i një autoriteti siç është Gjykata Kushtetuese duhet të përcillet me veprime konkrete, shkarkime dhe dorëheqje!”– tha ajo.

Në fund Halimi shtoj se heshtja, nuk është kurrë përgjigje, por veprimi i vendosur i ligjit.