Manchester United i rikthehet fitoreve në Premier Ligë

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premier Ligën angleze.
”Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 1-0 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 25-të, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Marcus Rashford në minutën e 27-të.
Kjo është një fitore e madhe e United, pasi ka rrembyer vendin e katërt në tabel me 53 pikë, vend ky që dergon në ligën e Kampioneve.
Në anën tjetër skuadra e Brentfordit mbetet në pozitën e nentë me 43 pikë./IndeksOnline/