75 Mall Live Search
17:45 / E Enjte, 06 Prill 2023 / Gj. Sh

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Vushtrri, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi” në Vushtrri sot.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Ai tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.