Federata spanjolle e dërgon Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit

Federata Spanjolle ka bërë një gabim trashanik.
Ajo e ka publikuar një fotografi ku paralajmëron se finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet mes Barcelonës dhe Osasunës, shkruan IndeksOnline.
Federata e kuptoi gabimin që kishte berë dhe e ndryshoi postimin, pasi dihet se Rel Madridi është në finale të Kupës së Mbretit.
”Los Blancos” mbrëm mposhtën Barcelonën në ndeshjen e kthimit me rezultat 4-0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1./IndeksOnline/
