75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Buxheti mbledh të gjithë ministrat e deputetët në Kuvend (Foto)

Shqyrtimi i dytë i projektligjit të buxhetit për vitin 2018 ka ngjallur interesim si asnjëherë më parë te ministrat dhe deputetët e Kuvendit.

Kjo pasi që shumë rrallë ndodh t’i shohësh të gjithë bashkë në sallën e seancave plenare sikurse sot, shkruan Indeksonline.

Sot në sallë janë pothuajse të gjithë të pranishëm për këtë pikë e cila është e vetmja e rendit të ditës.

Përderisa në seancën që u mbajt pak më parë, ku foli presidenti i vendit, munguan shumë deputetë. /Indeksonline/