75 Mall Live Search
23:15 / E Premte, 07 Prill 2023 / Gj. Sh

Skuadra e Aro Muric siguron kalimin në Premier Ligë

Skuadra ku luan edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, Burnley në sezonin e ardhshëm do të luaj në Premier Ligën angleze.

Kur kanë mbetur edhe gjashë xhiro nga perfundimi i sezonit në Championship, Burnley me fitoren e sotme 2-1 nda jMiddlesbrough, edhe matematikisht ka siguruar inkuadrimin në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Me 87 pikë të grumbulluara deri më tani, Burnley renditet në pozitën e parë e ndjekur nga Sheffield United me 76 pikë.

Dy vendet e para në Championship, sigurojnë kualifikimin direkt në Premierligë dhe vendi i tretë të cilin e mban skuadra e Lutonit, ka grumbulluar 68 pikë dhe po ti fitoj të gjitha ndeshjet nuk do të mund të kalonte Burnleyn edhe nese i humb të gjitha ndeshjet.

Kështu që Aro Muric sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Premier Ligë, pas aventures që kishte me skuadrën e Manchester Cityt./IndeksOnline/