75 Mall Live Search
12:01 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Pakoja emergjente nga BE-ja, nënkryetarja e Podujevës jep detaje për takimin e kryetarëve me Kurtin!

Ditën e djeshme u mbajt një takim mes Kryetarëve të Komunave dhe kryeminstrit Kurti.

Përveç kryeministrit dhe kryetarëve pjesëmarrës në takim ishin edhe ministrja, Artane Rizvanolli, ministrat, Hekuran Murati dhe Eilbert Krasniqi.

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, për IndeksOnline ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim.

Lahu tha se ky takim ka qenë takim njoftues në lidhje me masat në kuadër të pakos emergjente 75 milionëshe që Bashkimi Evropian i dha Kosovës, si dhe fokusi i takimit ishte tek 10 milionë eurot e ndara për efiçiencë.

‘’Takimi i djeshëm me Kryeministrin Kurti dhe ministrat Rizvanolli, Murati e Krasniqi ka qenë takim njoftues për masat në kuadër të pakos emergjente të BE, e konkretisht fokusi  ishte te 10 milionë eurot e ndara për efiçiencë në ndërtesa banesore me  destinim për banim social’’, tha nënkryetarja e Podujevës për IndeksOnline.

Më tutje, pas këtij takimi, Lahu shprehet optimiste se edhe Podujeva do të jetë fituese e këtyre masave efiçente.

‘’Pas takimit me Kryeministrin dhe ministrat, pres që edhe Podujeva të jetë fituese në këto masa të efiçiencës, dhe përmes investimeve nga Fondi Kosovar për Efiçiencë dhe Komuna, të arrijmë të kursejmë energjinë  e njëkohësisht tu afrojmë banorëve ambiente më të përshtatshme për jetesë’’, deklaroi ajo. /IndeksOnline/