75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 09 Prill 2023 / Gj. Sh

Arsenali nuk di për fitore në ”Anfield” që nga koha kur Arteta ishte futbollist

Arsenali do të kërkoj sot fitoren ndaj Liverpulit në Premierligë, për të mbajtur diferencen prej tetë pikëve ndaj Manchester Cityt.

Ndeshja nis nga ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin ”Anfield”, shkruan IndeksOnline.

”Topçinjët” kanë edhe një motiv shtesë për fitore, pasi nuk e kanë mposhtur Liverpulin në udhëtim që nga viti 2012, me rezultat 2-0.

Hera e fundit që Arsenali fitoi në Anfield, Mikael Arteta ishte futbollistë ndersa sot është në rolin e trajnerit.

Golat në atë ndeshje u shënuan nga Cazorla e Podolski./IndeksOnline/