ZYRTARE: Leicester emëron trajnerin e ri
Leicester City ka emëruar si trajner, ish-mbrojtësin anglez, Dean Smith.
Ai do të ulët në pankinën e “dhelprave” në pjesën tjetër të sezonit, shkruan Indeksonline.
Smith është shprehur i lumtur që do të drejtoj ish-kampionët e Premierligës.
Welcome to the Club, Dean 🦊 pic.twitter.com/OmfNeQ2Q3B
— Leicester City (@LCFC) April 10, 2023
“Jam vërtet i lumtur që kam mundësinë të drejtoj ekipin gjatë këtyre javëve të fundit të sezonit. Sfida para nesh është e qartë, por është një e tillë që unë dhe ekipi im e kemi përjetuar edhe më parë, me cilësinë në këtë skuadër dhe numrin e ndeshjeve të mbetura, është shumë e arritshme”, ka thënë Smith.
52 vjeçari më parë ka drejtuar skuadra si Brentford, Aston Villa dhe Norwich City. /IndeksOnline/
"If it was something that I thought was unsurmountable, I wouldn’t have come."
— Leicester City (@LCFC) April 10, 2023
The first #lcfc interview with our new Manager, Dean Smith 💬

