Drejtoj dy skuadra në Shqipëri, trajneri merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Andrea Agostinelli emërohet në krye të pankinës së skuadrës së Serie B, Benevento.
Pas largimit të Roberto Stellone-s për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendit të fundit në klasifikim, Agostinelli ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës puljeze në një moment shumë të vështirë.
Agostinelli që ka drejtuar gjithashtu edhe Napolin në të shkuarën, ka luajtur me Lazion por shqiptarët e njohin për aventurën që pati në krye të stolit të Partizanit dhe më pas në atë të Skënderbeut. Vetëm 5 muaj zgjati aventura e teknikut italian në Tiranë dhe po kaq në Korçë.