75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Përfundon sezoni për gardianin e Dritës

Ka përfunduar sezoni për portierin e Dritës, Faton Malokun.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Maloku ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89′, dhe pas ekzaminimeve mjekësore është mesuar se ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Njoftimi i plotë:

Përfundon sezona për gardianin tonë, Faton Maloku

Portieri ynë, Faton Maloku ka përfunduar sezonën pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89′.

Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. J

avën që vjen pritet që Fatoni t’i nënshtrohet operimit.

Klubi i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë.

Forca FATON, të presim edhe më të fortë./IndeksOnline/