75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 14 Prill 2023 / B O

Shpërthim i fuqishëm, ngordhin 18 mijë lopë

Banorët e qytetit të vogël të Teksasit Dimmitt dëgjuan një shpërthim të fortë dhe tymi u ngrit lart në qiell.

18,000 lopë qumështore vdiqën në shpërthimin në një fermë.

Në atë kohë, kafshët ishin në një hambar në pritje të mjeljes. Arsyet e shpërthimit dhe zjarrit janë ende të paqarta.

Dëmi i shkaktuar nga ngordhja e 18,000 lopëve vlerësohet në 36 milionë dollarë.

Organizata për mirëqenien e kafshëve Animal Welfare Institute e quan këtë fatkeqësinë më të madhe të këtij lloji që kur u regjistruan zjarret në hambar, të cilat filluan dhjetë vjet më parë./Indeksonline/