21:16 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tomë Gashi komenton iniciativen për shfuqizimin e Speciales

Ndonëse deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë iniciativë që të mbledhin nënshkrimet për rrëzimin e Gjykatës Speciale, ndryshe po vlerësohet nga njohës të çështjeve juridike.

Mirëpo, për këtë  ka reaguar ashpër edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, i cili tha se është e tmerrshme një veprim i tillë.

Sipas tij, e njëjta rrezikon izolimin e plotë të Kosovës.

Në anën tjetër, avokati kosovar, Tomë Gashi në një pronocnim për “Indeksonline” ka treguar anën juridike të  inicativës së deputetëve për rrëzimin e Gjykatës Speciale.

Gashi thotë se është e pakuptueshme se si disa deputet që kanë votuar Gjykatën Speciale, të njëjtit  tani marrin pjesë në këtë iniciativë.

“Kjo është vetëm një tentativë para fillimit të punës të Gjykatës Speciale  që të tregojnë se kinse  dëshirojnë ta ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale, mirëpo këto iniciativa janë të vonuara dhe posaçërisht është tepër e çuditshme dhe e pakuptueshme, që një pjesë e deputetëve të cilët e kanë votu vet Gjykatën Speciale në Gusht të vitit 2015 tani pretendojnë kinse janë kundër kësaj Gjykate dhe dëshirojnë ta heqin fuqinë juridike të saj respektivisht që most ë lejojnë fillimin e punës të saj”, ka thënë Gashi.

Në fund, ai ka shtuar se kjo situatë do të jetë vetëm ‘një farë politike”, sipas tij, s’mund të jetë asgjë tjetër.

Ndryshe,  nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 për të thirrur seancën e jashtëzakonshme./Indeksonline/