75 Mall Live Search
21:41 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Përfundon sezoni për Lisandro Martinez

Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez.

Argjentinasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbremshme të Europa League ndaj Sevillas, dhe pas ekzaminimeve mjekësore është bërë e ditur se nuk do të mund ta ndihmoj klubin deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

”Lisandro Martinez është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pas frakturës së një kocke metatarsal në këmbën e tij.”, thuhet në njoftimin e Manchester United.

Sipas klubit anglez, mbrojtësi argjentinas pritet të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri./IndeksOnline/