Lazio blindon vendin e dytë në Serie A

Skuadra e Lazios ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Sarri, sonte mposhti në udhëtim Spezian me rezuktat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Lazio kishteepërsinë që nga pjesa e parë kur shëno Ciro Immobile në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, skuadra nga kryeqyteti shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Felipe Anderson në minuten e 52-të kurse golin e fundit e shënoi Marcos Antonio, në minutën e 89-të.
Me këtë fitore Lazio ka blinduar vendin e dytë në tabelë me 61 pikë, ndërsa Spezia renditet e 17-ta me 26 pikë./IndeksOnline/