75 Mall Live Search
09:52 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Tre persona sulojnë futbollistin e klubit italian, i nevojitet ndihma mjekësore

Lojtari kroat i Beneventos, Roko Jureskin është sulmuar nga tre persona të panjohur në Itali.

Futbollistit i është dashur të kërkojë ndihmë mjekësorë pasi u sulmua teksa po e ngiste makinën e tij pas stërvitjes me klubin.

Jureskin e ndaluan në rrugë teksa njëri prej tyre e goditi në fytyrë raportojnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Për rastin reagoi edhe vetë futbollisti kroat në rrjetet sociale.

“Dua t’ju bëj një përditësim të shpejtë dhe t’ju them se jam mirë pas ngjarjes së dy ditëve më parë, i vlerësoj të gjitha mesazhet e shqetësimit dhe dashurisë. Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë serioze. Ata nuk janë njerëz shumë të guximshëm që godasin dikë dhe ikin. Në gazetë kanë ekzagjeruar pak në përshkrim, të gjithë ata që më njohin e dinë që këto lloj gjërash as nuk më trembin dhe as më shqetësojnë. Tani po i drejtohemi gjërave më të rëndësishme dhe do të fokusohemi te ndeshja e radhës që na pret”, tha futbollisti i Beneventos.