75 Mall Live Search
22:45 / E Hënë, 17 Prill 2023 / C E

Fiorentina dhe Atalanta ndajnë pikët

Ndeshja e fundit e javës së 30-të të Serie A ka përfunduar pa fitues.

Fiorentina dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Për Atalantën golin e shënoi Maehle në minutën e 37-të.

Në anën tjetër, golin e barazimit për Fiorentinën e realizoi Cabral në minutën e 55-të.

Atalanta është në vendin e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Fiorentina është e nënta me 42 pikë. /IndeksOnline/