75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 18 Prill 2023 / S Z

Ferizaj/ Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një jave

Gjashtë raste të dhunës në familje, janë raportuar brenda një jave në Rajonin e Ferizajt. 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se gjatë javës që shkoj, nga data 10 deri 16 prill 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.

Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Në njoftim thuhet se policia Rajonale e Ferizajt, rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

 Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat

kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet