75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 18 Prill 2023 / AR

Tayna pas liberalizimit të vizave: Më në fund po lëvizim të lirë qysh e meritojmë

Ditën e sotme, Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E këtij lajmi edhe reperja Tayna i është gëzuar.

Përmes një shkrimi në “Instastory” ajo ka thënë se më në fund do të lëvizim të lirë.

“Ma n’fund po lëvizim t’lire qysh e meritojme”, shkroi ajo teksa ka vendosur emoji flamurin e Kosovës të shoqëruar me një zemër të kuqe./Indeksonline/